0Në mbledhjen e Komitetit Koordinues të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) në Kiev u bashkërenditën projektet e marrëveshjeve ndërshtetërore mbi krijimin e sistemeve të mbrojtjes antiraket (MAR) në rajonin Kaukazian dhe atë të Azisë Qendrore. Në punën e Komitetit Koordinues, përveç Federatës Ruse, morrën pjesë edhe delegacionet e dikastereve mbrojtëse të Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Uzbekistanit dhe Ukrainës. Në këtë mbledhje u shqyrtuan gjithashtu edhe çështjet e përsosjes dhe zhvillimit të sistemit të bashkuar të MAR si dhe problemet e forcimit të bashkëpunimit ushtarak dypalësh dhe shumëpalësh të vendeve të BSHP në sferën e MAR.