0Papunësia zyrtare në Federatën Ruse ndodhet aktualisht në nivelin e parakrizës, njoftoi sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Zhvillimit Social të Rusisë Tatiana Golikova. Sipas fjalëve të saj, ajo tani përbën 1,6 milionë veta. Sipas vlerësimit paraprak të Ministrisë, gjatë realizimit të variantit më të favorshëm të daljes së ekonomisë nga kriza, numri i të papunëve të regjistruar në shërbimet e punësimit aty nga fundi i vitit nuk do ti tejkalojë të 1,8 milionë vetat.