0Rregullimi i krizës në Libi dhe vende të tjera duhet bërë me anë të rrugës së dialogut politik dhe jo me metoda force. Për këtë flitet në deklaratën e miratuar në samitin e BRIKS (BRICS) në qytetin kinez Sanya. Në dokument shprehet preokupimi i thellë në lidhje me situatën e krijuar në Lindjen e Mesme si dhe në Afrikën Veriore dhe Perëndimore. Liderët e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Republikës së Afrikës së Jugut deklaruan mbi domosdoshmërinë e respektimit të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të çdo shteti. Duke marrë fjalën në konferencën për median, Presidenti Dimitri Medvediev quajti rezultat të rëndësishëm të samitit miratimin nga vendet e BRIKS të planit perspektiv të veprimeve. Në të theksi është vënë mbi lidhjet ekonomike dhe bashkëpunimin më aktiv të strukturave të shoqërisë civile.