08 shtetas të huaj u plagosën si rezultat i shpërthimit të 11 prillit në metronë e Minskut, njoftoi MPJ e Bjellorusisë. Midis tyre janë 5 rusë, ndërsa të tjerët qytetarë të Armenisë, Turkmenistanit dhe Ukrainës, vunë në dukje në këtë dikaster. Gjatë shpërthimit gjetën vdekjen 12 veta, ndërsa u plagosën dhe u gjymtuan rreth 200 të tjerë. Sot në Bjellorusi është shpallur Ditë Zie për nder të kujtimit të viktimave të aktit terrorist.