0Të mërkurën Komisioni Europian (KE) morri vendimin mbi caktimin suplementarisht edhe të 10 milionë eurove me qëllim të përshpejtimit të evakuimit të qytetarëve të huaj nga Libia, njoftoi shërbimi i shtypit i KE. “Çdo ditë të huajt marrin arratinë nga Libia e përfshirë prej luftimeve të pandërprera dhe po grumbullohen në kufijtë me vendet fqinje. Ndihma më e mirë humanitare që ne mund të ofrojmë është “sjellja sa më e shpejtë dhe e parrezikshme e këtyre njerëzve në shtëpi”, - deklaroi në Bruksel Kristalina Georgieva, anëtarja e Komisionit Europian, e cila merret me çështjet e dhënies së ndihmës humanitare.