Ambasadorja e Izraelit në Moskë Dorit Golender u shpreh për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ruso-izraelite. “Në të vërtetë këtu potenciali është i pashtershëm, por që të ecet përpara, është e domosdoshme të punohet mbi bazë juridike normative”, deklaroi ajo në konferencën e vet në Moskë, kushtuar 20 vjetorit të rifillimit të marrëdhënieve diplomatike midis Federatës Ruse dhe Izraelit. Sipas fjalëve të saj, duhet të nënshkruhet Marrëveshja për mbrojtjen reciproke të investimeve, negociatat për të cilën vazhdojnë prej shumë vitesh. Golender ra dakort me mendimin e ekspertëve mbi atë, se pas tre vjetësh qarkullimi i mallrave midis dy vendeve mund të arrijë deri në 6 miliardë dollarë në vit.