Në raportin për Këshillin e Federatës të Kreut të Roskozmosit Anatoli Perminov thuhet, se ndërtimi i segmentit rus në Stacioni Ndërkombëtar Kozmik (SKN) do të përfundojë plotësisht në vitin 2015. Ai do të garantojë gjithë programin e planifikuar të studimeve shkencore në stacion. Përveç kësaj, është parashikuar përmbushja e gjithë kompleksit të masave të domosdoshme për garantimin e sigurisë së funksionimit të SKN deri në vitin 2020. Deri në vitin 2015 Roskozmos synon të garantojë vrojtimin e vazhdueshëm të Tokës nga kozmosi në interes të monitorimit të ambientit rrethues dhe hapësirës përrreth Tokës.