Astrahan u bë qyteti i tretë rus pas Moskës dhe Shën Petersburgut, ku zhvillohen aktivitete të vitit të Spanjës në Rusi. Më të rëndësishmet prej tyre janë-festivali i vallëzimit spanjoll flamenco, ndeshje futbolli, koncerte të kolektivëve folklorikë, debutime të këngëtarëve të njohur të muzikës së lehtë spanjolle, këmbimi i pikturav të ekspozitave dhe festivali i të rinjve. Në Astrahan tashmë me sukses të madh po organizohet ekspozita e punëve të fotografëve spanjollë dhe demonstrimi i filmave spanjollë.