Janë arrestuar dy të dyshuarit e parë për aktin terrorist në Minsk. Shpërthimi në stacionin e metrosë “Oktiabrskaja” ndodhi më 11 prill. Vdiqën 12 veta, 190 të tjerë pësuan dëmtime. Sipas fjalëve të Zëvendës prokurorit të përgjithshëm të Bjellorusisë Andrei Shved, aktualisht të dyshuarit po i marrin në pyetje, kurse ata po japin dëshmi.