Vendimin për rreptësimin e sanksioneve kundër regjimit të Gaddafit e morën krerët e MPJ të 27 vendeve të BE në takimin në Luksenburg, njoftoi Kryetarja e diplomacisë së BE Catherine Ashton. Kryetarja e diplomacisë së BE nuk fshehu atë, se çfarë sanksionesh shtesë do të vendosen kundër regjimit të Gaddafit, por shtoi, se BE dhe vendet anëtare do të “vazhdojnë përpjekjen për ti eliminuar plotësisht pushtetit të Libisë mjetet, e fituara nga eksporti i naftës dhe gazit”. Ashton gjithashtu u bëri thirrje shtetasve libianë, që punojnë për Gaddafin, të zgjedhin midis regjimit të liderit libian dhe kalimit në demokraci.