0Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) po shqyrton shkeljet e të drejtave të njeriut në Gjeorgji si rezultat i luftës së vitit 2008 në Kaukazin e Jugut. Për këtë flitet në raportin, i cili do të votohet nesër në Strasburg. Në të konstatohet, se shkeljet e të drejtave të njeriut në Gjeorgji, pas intervencionit të saj në Osetinë e Jugut më pak se 3 vjet më parë, po vazhdojnë. Autorët e raportit vënë në dukje shkeljet e rënda, brutale të parimit të lirisë së lëvizjes dhe të drejtave të personave të zhvendosur brenda vendit. Bashkë me këtë PACE, si dhe më parë, e quan konfliktin në Osetinë e Jugut luftë të Gjeorgjisë me Rusinë dhe ngul këmbëngul për qasje, akse të papenguar të organizatave ndërkombëtare atje. Delegacioni i Rusisë e mbështeti projektin e raportit të PACE.