0Presidenti i Federatës Ruse vizitoi sot Qendrën e Drejtimit të Fluturimeve në periferitë e Moskës, ku u lidh direkt me anëtarët e ekuipazhit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN), që punon aktualisht në orbitë, dhe i uroi ata me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kozmonautikës dhe jubileun gjysmë shekullor të fluturimit të Juri Gagarinit në kozmos. Medvediev konfirmoi, se kozmosi mbetet prioritet për Rusinë. Por në ditët tona zhvillimi i sferës kozmike është bërë punë e përbashkët dhe kjo është shfaqje e solidaritetit ndërkombëtar, vuri në dukje Presidenti rus.