0Rusia po konstrukton anijen transportuese kozmike të gjeneratës së re. Ajo do të zëvendësojë ato aktualisht vepruese “Sojuz”, të cilat çojnë ekuipazhet dhe ngarkesat e nevojshme në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN), njoftuan në Agjencinë Federale Kozmike të Rusisë “Rosatom”. “Transportuesja” e re do të mund të marrë më shumë njerëz në bord, gjë kjo që do të lejojë rritjen e numrit të anëtarëve të ekuipazheve të SKN. Gjatë konstruktimit të anijes do të shfrytëzohen teknologjitë inovative, të cilat lejojnë rritjen e fortësisë, rezistencës së saj. Lëshimet e kësaj anije do të realizohen nga kozmodromi “Vostoçnij”, që po ndërtohet tani në qarkun e Amurit (në Lindjen e Largët të Rusisë). Starti i parë i saj pa kozmonautë në bord është planifikuar në vitin 2015.