0Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin do të zhvillojë sot në Kiev negociata me udhëheqjen e Ukrainës në lidhje me mundësinë e hyrjes së saj në Bashkimin Doganor dhe përfshirjen në Hapësirën Unike Ekonomike të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit. Do të shqyrtohen projektet e përbashkëta, të cilat kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e Rusisë në ndërtimin e energoblloqeve të 3 dhe të 4 të elektrostacionit atomik “Hmelnickaja”, përpunimin e raketëmbajtëseve dhe pajisjeve të navigacionit me shfrytëzimin e sistemit GLONASS. Planifikohet gjithashtu diskutimi i kushteve të furnizimit të gazit rus në Ukrainë.