0Rusia do të nisë në Minsk një brigadë prej 6 mjekësh për dhënien e ndihmës konsultative të dëmtuarve nga shpërthimi, i cili buçiti në vigjilje në stacionin “Oktjabërskaja” të metrosë së kryeqytetit bjellorus. Po sot në Bjellorusi u dërguan specialistët e Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë për ndihmë në hetimin e aktit terrorist, si rezultat i të cilit gjetën vdekjen 12 veta dhe rreth 150 të tjerë, midis të cilëve edhe 3 qytetarë të Federatës Ruse, u plagosën. Ngushëllimet e veta në lidhje me këtë tragjedi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev ia shprehu Aleksandër Llukashenkos gjatë bisedës telefonike që zhvilloi me presidentin bjellorus. 13 prilli është shpallur Ditë Zie në Minsk.