0Këshilli Kalimtar Kombëtar i kryengritësve libianë hodhi poshtë sot iniciativën e Bashkimit Afrikan për rregullimin e krizës në vend. Për këtë deklaroi në konferencën për median në Benghazi Kryetari i Këshillit Kalimtar Kombëtar Mustafa Abdul Jalil sipas përfundimeve të negociatave të zhvilluara me të dërguarit e Bashkimit Afrikan. Plani i propozuar nga Bashkimi Afrikan parashikon që Muammar Gaddafi të mbetet në pushtet gjatë periudhës kalimtare. Opozita nuk e pranon kurrsesi një gjë të tillë. Liderët e saj deklaruan se kusht i pranimit të armëpushimit është dorëheqja e tij. Gaddafi, nga ana e  vet, e miratoi planin e Bashkimit Afrikan.