Shkarko audiofailin

Që nga dita e sotme për myslimanet, të cilat jetojnë në Francë, ndalohet dukja e në rrugë dhe në vende publike me ferexhe apo veshje tjetër që mbulon fytyrën. Ligji, i cili u iniciua nga Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, pas debatesh të nxehta u miratua megjithatë në vjeshtë të vitit të kaluar. Sipas mendimit të autorëve të tij, veshja që mbulon fytyrën “ul dinjitetin e femrës” dhe “nuk përputhet aspak me parimet laike të Republikës”. Në fakt duhet thënë se shumë vërejtën pas këtyre fjalëve të bukura tentativën për ti treguar femrave myslimane, që jetojnë në një shoqëri të krishtere, vendin e tyre, thotë sociologu-teolog Roman Sillantiev: “- Sigurisht, mund të shtiremi sikur besojmë në të gjitha ato që fliten, se ata i preokupojnë të drejtat e grave. Por në qoftë se do ta shohim problemin në thelb, atëhere kuptohet plotësisht se në ç’mënyrë autoritetet e Francës kanë ndërmend të ndalojnë ekspansionin e Islamit në vendin e vet. Pikërisht të Islamit radikal, përfaqësuesit e të cilit dhe i veshin gratë e tyre me veshje të tilla krejtësisht të mbyllura. Por meqenëse të gjithë myslimanët i masin me të njëjtin kut (metër), pa i ndarë ata miqësorë nga armiqësorët, si përfundim i fyejnë, i depersonalizojnë të gjithë pa përjashtim, duke çuar me këtë ujë në mullirin e ithtarëve, fanatikëve të Islamit radikal. Kur myslimanet, të cilat mbajnë një qëndrin normal ndaj Francës, do të fillojnë ti gjobisin për ferexhetë apo shamitë e kokës që veshin, natyrisht, që një gjë e tillë nuk do t’ua rrisë aspak atyre dashurinë për Francën”, - thotë Roman Sillantiev. Në parim, duhet thënë, se kurrfarë sulmesh ndaj themeleve të Islamit ligji i sipërpërmendur nuk përmban. Në të bile as që përmendet fare fjala “fedexhe”. Fjalë bëhet  mbi “ndalimin e mbulimit të fytyrës”. Pamundësia e identifikimit të qytetarit bie në kundërshtim të plotë me normat elementare të sigurisë. Bile më tepër se kaq, mbajtja e ferexhesë është zakon dhe jo rregull apo udhëzim fetar, thekson specialisti në politikën e Islamit Georgi Engelhardt. Vini re, thotë eksperti, në Rusi Islami është një nga fetë kryesore, por pavarësisht nga kjo në rrugë nuk shikon kurrë grua të veshur me ferexhe. Zakonet e doket kombëtare duhet të përshtaten me ato vendore dhe atëhere nuk do të lindin kontradikta të ngjashme me ato që vërejmë aktualisht në Francë, mendon Georgi Engelhardt. Ligji shkaktoi reagime të ndryshme në Francë. Sipas sondazheve të zhvilluara nga sociologët rezulton, se shumica e francezëve e mbështesim plotësisht këtë masë - meqenëse shteti i tyre është laik dhe prandaj merrni mundimin e respektoni rregullat  e vendit ku keni ardhur për të jetuar. Ndërsa myslimanët protestojnë aktivisht kundër kësaj mase, pavarësisht nga fakti, se nga 6 milionë myslimanë që jetojnë në Francë, ferexhenë e mbajnë vetëm 2 mijë gra. Përfaqësuesit e komunitetit mysliman tashmë kanë paralajmëruar se konflikti do të jetë i pashmangshëm.