Presidenti i Federatës Ruse ngarkoi qeverinë me detyrën, që deri në 1 qershor të merren masat për organizimin e bursës, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. Në nëntor të vitit 2006 me vendim të qeverisë në Moskë u organizuan ankandet e para elektronike për lëndën e parë energjetike. Mendohet, se “Gazprom” dhe prodhues të tjerë të pavarur duhet që gjatë vitit të shesin gaz në vëllim të barabartë me çmim të lirë. Në fund të vitit 2007 ky eksperiment u shpall si i suksesshëm. Por më tej realizimi i tij u ndërpre në lidhje me krizën dhe “luftën ruso-ukrainase të “gazit”.