Kryengritësit libianë hodhën poshtë mundësinë e ndërprerjes së zjarrit deri në kthimin në kazerma të trupave të Muammar Gaddafit. Deklarata për këtë u shpall sot në Bengazi nga opozita,disa orë pas mbërritjes atje të ndërmjetësve nga Bashkimi Afrikan. Të dielën ndërmjetësit zhvilluan në Tripoli negociata me Gaddafin. Plani, që u propozon kryengritësve ndërprerjen e zjarrit, kërkon akses për misionin humanitar në zonën e konfliktit dhe fillimin e negociatave paqësore midis palëve.