Zëri i Rusisë Kryeministri i Japonisë Naoto Kan shprehu falënderimin e vet të gjitha shteteve, të cilat i ofruan ndihmë vendit pas fatkeqësisë natyrore, që ndodhi më 11 mars. Në operacionin “Të ndihmojmë Japoninë!” morën pjesë më shumë se 100 shtete dhe 30 organizata ndërkombëtare. Rusia dërgoi për punë shpëtuese urgjente grupin më të madh me 161 veta, si dhe ndihma humanitare.