Shkarko audiofailin

Energjetika bërthamore japoneze iu nënshtruan sprovave të reja. Pas tërmetit të djeshëm me magnitudë 7,5 ballë ndodhi rrjedhje e ujit të ndotur me rrezatim nga elektrostacioni atomik “Onagawa” në prefekturën Miyagi. Në një tjetër elektrostacion atomik - “Higashidõri” në prefekturën Aomori u ndërpre furnizimi me energji elektrike në energobllokun e parë. Njëkohësisht po vazhdon lufta kundër pasojave të katastrofës në elektrostacion atomik “Fukushima-1”, i cili u dëmtua nga tërmeti dhe goditja pasuese e cunamit të 11 marsit. Komuniteti ndërkombëtar po bën gjithçka të mundur me qëllim që ti ndihmojë japonezët për të likuiduar avarinë në “Fukushima-1”, ku niveli i shkatërrimeve mund të krahasohet me atë që ndodhi në Çernobil në vitin 1986. Tani Tokio po studion mundësinë teknike të shfrytëzimit të uzinës lundruese ruse për përpunimin e mbetjeve radioaktive “Llandish”. Dhe në qoftë se palën japoneze do ta kënaqin karakteristikat teknike të kësaj uzine, atëhere ajo në afate shumë të shkurtra do të hidhet në rajonin e elektrostacionit “Fukushima-1”, njoftuan në korporatën ruse “Rosatom”. Të gjitha punimet pala ruse do ti realizojë falas, në formë ndihme bamirëse. Mbi mundësitë e “Llandish-it” radiokompanisë “Zëri i Rusisë” i tregoi Zv/drejtori i Agjencisë Federale për Energjinë Atomike Sergei Antipov: “- Mbetjet e lëngshme fillimisht me ndihmën e sistemeve të ndryshme filtrohen nga rëra, përzierjet e ngurta dhe gjithfarë papastërtish që lundrojnë në sipërfaqe. Kurse më pas nga përzierjet e lëngëta. Me një fjalë, ky është një zinzhir i gjatë teknologjish dhe në përfundim të tij uji del më i pastër bile dhe se në sistemin e ujësjellësit të Moskës. Mbetet një mpiksje substance radioaktive. Asaj i shtohen grimca të imta hiri dhe çimento. E gjithë kjo përzirje hidhet nëpër fuçi dhe çimentohet. Si rezultat, përftohen fuçi 200-litërshe metalike me përmbajtje çimentoje të ngurtë. Këto dhe janë mbetjet e ngurta radioaktive. Ato tashmë mund të ruhen në depo të posaçme nëntokësore, pa ia patur frikën rrjedhjes së tyre në det”, - shpjegoi  Sergei Antipov. Përfaqësuesit e mjeteve japoneze të informimit masiv mbrëmë patën mundësinë të njihen me punën e uzinës lundruese “Llandish”. Kjo anije unikale është pjesë përbërëse e procesit teknologjik të utilizimit të nëndetëseve bërthamore, të dala jashtë përdorimit, të Flotës së Paqësorit në uzinën “Zvezda” të qytetit bregdetar Bolshoi Kamenj (Guri i Madh). Uzina lundruese punon këtu që prej 10 vjetësh dhe u ndërtua në kuadër të programit “Partneriteti global” në qytetin Komsomolsk-në-Amur mbi bazë të teknologjisë amerikane. Ajo mund të utilizojë deri në 70 ton mbetje në ditë. Mjetet financiare për ndërtimin e saj u dhanë nga Japonia. Kështu që atomistët rusë po i kthejnë me këtë, në njëfarë mënyre, borxhin kolegëve të tyre japonezë, të cilët në kohën e vet ndihmuan për krijimin e ciklit të sigurt të përpunimit të lëndëve (mbetjeve) radioaktive.