Zëri i Rusisë Italia dhe Franca ranë dakort për patrulim të përbashkët të ujrave të Detit Mesdhe në afrësi të brigjeve të Tunizisë për parandalimin e emigracionit ilegal në Europë. Një marrëveshje e tillë u arrit të premten në Romë gjatë takimit të krerëve të MPB të të dy vendeve, përkatësisht Roberto Maroni dhe Claude Gueant. Që nga fillimi i vitit në Itali nga Afrika e Veriut, kryesisht nga Tunizia, kanë mbërritur 25 mijë emigrantë, dhe siç pritet, kjo rrymë do të vazhdojë. Tani për tani vendi i sistemon vet të ardhurit nëpër gjithë territorin e vet, duke ngulur këmbë për pjesëmarrje të vendeve të tjera të BE në zgjidhjen e këtij problemi.