Zëri i Rusisë Presidenti i njohur nga komuniteti ndërkombëtar i Bregut të Fildishtë (Cote d’Ivuare) Alssane Ouattara u bëri thirrje bashkëqytetarëve për pajtim dhe dha urdhër të garantohet siguria në Abixhan, kryeqyteti ekonomik i vendit. Duke marrë fjalën të enjten me një mesazh drejtuar kombit nga televizioni, ai shpalli për vendosjen e bllokadës rreth rezidencës presidenciale në Abixhan, në bunkerin e së cilës fshihet Laurent Gbagbo, që refuzon ti dorëzojë atij kompetencat presidenciale. Kjo rezidencë është pika e vetme në Abixhan ku vazhdon rezistenca e organizuar e ish presidentit Gbagbo që humbi në zgjedhje.