0Në Rusi filloi të veprojë kufizimi i përkohshëm ndaj importit të peshkut dhe produkteve detare nga 242 ndërmarrje japoneze. Vendimi për këtë u morr në lidhje me rrezikun kërcënues të ndotjes radioaktive si pasojë e avarisë që ndodhi në elektrostacionin atomik “Fukushima-1”. Në vitin 2010 nga Japonia u importuan në Rusi 57 mijë tonë produkte peshkimi.