0Shërbimi i shtypit i Kontingjentit Ndërkombëtar në Afganistan konfirmoi faktin e aksidentit rrugor në Kabul me pjesëmarrjen e autoblindës së NATO-s. Ajo u përplas me një grup kalimtarësh, si rezultat gjeti vdekjen një grua. Edhe një grua tjetër së bashku me fëmijën e saj u traumatizuan. Sipas të dhënave të MPB të Afganistanit, ushtarakët e huaj, presupozohet britanikë, u përpoqën të fshiheshin duke vrarë qytetarin afgan, i cili tentoi tu presë rrugën atyre.