Zëri i Rusisë Sipas rezultateve të anketimeve të botuara nga botimi “Rosiskaja gazeta”, shumica e polakëve janë kundër vendosjes së monumentit të ish presidentit Lech Kacyznski afër presidencës në Varshavë. Yaroslaw, vëllai i ish presidentit që vdiq në aviakatastrofë, deklaroi i pari për domosdoshmërinë e vendosjes së monumentit të vëllait të vet. Autoritetet e Varshavës refuzuan, duke e motivuar këtë vendim me atë, se rajoni rreth presidencës historikisht ka shërbyer njëfarë ansambli arkitektonik. Është tjetër gjë, përmendore për të gjithë viktimat e tragjedisë ajrore. Tashmë një monument i tillë është ngritur në varrezën kryeqytetase. Në maj çështja për vendosjen e monumentit të ri do të diskutohet në referendum në kuadrin e “barometrit të Varshavës” me votimin e përvitshëm të banorëve të Varshavës për problemet më të rëndësishme të qytetit.

SHBA-s kërkojnë nga Kina lirimin e menjëhershëm të artistit Ai Weiwei, i cili është arrestuar nga autoriutetet të dielën gjatë përpjekjes për të fluturuar për në Hongkong, pas së cilës u zhduk pa lënë gjurmë. Me thirrje të tilla dolën dhe shumica e vendeve të BE-së. Ai Weiwei është piktori bashkëkohor më i njohur kinez në Perëndim. Aktualisht në galerinë e Londrës Tate Modern po zhvillohet ekspozita e tij personale, që gëzon popularitet shumë të madh. Botimi “Kommersan” vë në dukje, se Ai Weiwei është më i njohuri, po jo viktima e vetme e fushatës kundër mospajtimit, që pasoi pas shfaqjes në Internet të thirrjes ndaj “revolucionit jasemin” në Republikën Popullore të Kinës. Që nga fillimi i marsit u arrestuan më shumë se 20 mbrojtës të njohur të të drejtave të njeriut dhe bllogerëve, dhjetra persona janë zhdukur pa lënë gjurmë. Veprimet e rrepta të Pekinit kundër kundërshtarëve mund të vështirësojnë marrëdhëniet e tij me Perëndimin.  

Emigrantët nga Afrika e Veriut po grumbullohen në ishullin italian Lampedusa, që ndodhet në prag të shpërthimit: të pakënaqur janë edhe banorët vendas, dhe të ardhurit, që vijnë në Itali dhe vendet e tjera të BE-së, njofton gazeta “Izvestia”. Në Lampedusa nuk ka më vend për të vendosur të sapoardhurit. Qendrat e posaçme janë të mbushura plot e përplot, po përfundon uji i pijshëm. Banorët vendas u luten autoriteteve të ndërpresin ardhjen e emigrantëve nga Afrika e Veriut. Roma tani për tani nuk mund të marrë situatën nën kontroll. Në OKB janë të sigurt, kriza në Libi do të shkaktojë valë të re prej 250 mijë emigrantësh ilegalë në Europë. Në qoftë se BE-së do ti mërzitet vala e emigrantëve, atëherë autoriteteve do tu duhet të përpilojnë legjislacionin përkatës, që të rregullojë marrëdhëniet ndëretnike, parashikon botimi “Izvestia”.

Specialistët, që punojnë në elektrostacionin atomik “Fukushima-1”, do të përfundojnë derdhjen në Oqean të 11 mijë tonëve të ujit radioaktiv, përmend botimi “Nezavisimaja gazeta”. Pavarësisht nga  vendosmëria e kompanisë operatore mbi atë, se kjo masë do ti sjellë një dëm minimal Oqeanit Paqësor, ajo shkaktoi shqetësim tek Korea e Jugut dhe specialistët e ekologjisë në të gjithë botën. Sipas mendimit të ekspertëve, që të stabilizohet situata në “Fukushima-1”, do të duhen muaj të tërë. Ndotja e Oqeanit Paqësor është e pashmangshme. Sipas konfirmimit të ambientalistëve, pasojat e veprimeve të tilla mund të jenë katastrofike dhe mund të sjellin në ndalimin e peshkimit në një territor të madh, duke përfshirë jo vetëm Japoninë dhe Korenë, por edhe Amerikën, Kinën dhe Lindjen e Largët të Rusisë.