Zëri i Rusisë Projekti i ndërtimit të trenit ekspres Riga-Moskë do të bëhet një nga temat kryesore të takimit të krerëve të ministrive të transportit të Rusisë Igor Levitin, që mbërriti në Riga me një vizitë pune, dhe Letonisë Ulisa Augulisa. Ideja e krijimit të një treni të tillë tingëlloi gjatë vizitës zyrtare të Presidentit të Letonisë Vladis Zatlers në Rusi në dhjetor të vitit të kaluar. Projekti planifikon të realizohet deri në vitin 2018, kur në Rusi do të zhvillohet Kampionati Botëror i futbollit.