0Filmi «Orbita e parë», kushtuar fluturimit të Juri Gagarinit në kozmos, do të shfaqet më 12 prill në 700 sheshet dhe kinematë e më tepër se 60 vende të botës. Siç njoftoi sot në Londër regjisori i filmit Kris Rajli (Chris Riley), në filmin e xhiruar në bordin e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) do të tregohet pothuajse gjithçka që mundi të shohë kozmonauti sovjetik gjatë kohës së fluturimit të vet historik rreth Tokës në vitin 1961. Që nga 12 prilli filmi me metrazh të gjatë «Orbita e parë» mund të shihet gjithashtu falas në portalin YouTube dhe më pas të shkarkohet kopja e tij në kompjuterin personal të gjithkujt që dëshiron.