0Grupi i pilotazhit “Kreshnikët rusë” («Русские витязи») kremton 20 vjetorin e vet. Me rastin e këtij jubileu pilotët e grupit elitar të Forcave Ushtarako-Ajrore të Federatës Ruse sot do të realizojnë fluturime demonstrative në aerodromin “Kubinka” në periferitë e Moskës. “Kreshnikët rusë” janë grupi i vetëm i pilotazhit në botë që realizon fluturime demonstrative me gjuajtësit e rëndë të modelit SU-27. Gjatë viteve të ekzistencës së vet ai ka lënë pa mend, ka impresionuar me mjeshtërinë e vet të lartë banorët e Finlandës, Suedisë, Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Italisë dhe Malajzisë.