0Anija ruse “Sojuz-21”, e cila mori emrin “Gagarin”, startoi natën në të gdhirë të së martës nga kozmodromi Bajkonur. 9 minuta pas startit ajo doli në orbitën e llogaritur dhe u nis me një fluturim 2-ditor drejt Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Bashkimi i saj me SKN është planifikuar për 7 prillin. Në bordin e anijes “Sojuz” janë kozmonautët rusë Aleksandër Samokutiajev, Andrei Borisenko si dhe astronauti i NASA-s Ronald John Garan. Ata do të punojnë 5 muaj në orbitë. Anija “Gagarin” startoi një javë para jubileut 50-vjeçar të fluturimit të parë të njeriut në kozmos. Kjo datë po kremtohet aktivisht në mbarë botën.