0Forcat e opozitës libiane të hënën morrën praktikisht nën kontrollin e vet  pjesën më të madhe të qytetit Marsa el-Brega, njoftoi Kanali televiziv i Katarit “Al Jazeera”. Konfrontimi i armatosur po vazhdon në periferitë e zonës perëndimore të qytetit. Sipas të dhënave të “Al Jazeera”, pak kohë më parë në qiell u dukën gjuajtësit e koalicionit perëndimor dhe dhanë një seri goditjesh mbi pozicionet e ushtrisë së rregullt. Përleshje të ashpra po vazhdojnë gjithashtu edhe në qytetin e tretë për nga madhësia në Libi - Misrata. Atje, sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, njësitë e Gaddafit hapin zjarr me tanke në lagjet e banuara të qytetit. Njoftohet për dhjetra të vrarë e të plagosur.