0Jo më pak se 16 persona gjetën vdekjen si rezultat i rrëzimit të aeroplanit të misionit të OKB-së në kryeqytetin e Kongos - Kinshasa, njoftoi të hënën Agjencia France-Presse (AFP). Avioni pësoi katastrofë gjatë ndërmarrjes së tentativës për realizimin e uljes së vet. Për 3 muajt e fundit kjo është tashmë katastrofa e dytë ajrore në Kongo. Në shkurt gjatë hyrjes në aeroport për ulje u rrëzua aeroplani dymotorësh çek, i cili u përplas me majën e kodrës.