0Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin, gjatë fjalës së marrë të hënën në mbledhjen e qeverisë, e ngarkoi aparatin me detyrën e përgatitjes së amendamenteve në legjislacion për sanksionimin e deklarimit të shpenzimeve të deputetëve dhe nëpunësve. Putin vuri në dukje, se shoqëria e priti mjaft pozitivisht këtë hap të drejtuar për luftën kundër korrupsionit. Ai shprehu besimin e vet në atë, se kjo masë do të lejojë përmirësimin, shëndoshjen e apartit shtetëror dhe krijimin e barrierave suplementare për korrupsionin si dhe legalizimin e mjeteve financiare të fituara me rrugë kriminale.