0I ngarkuari i përkohshëm me funksionet e presidentit të Kosovës zoti Jakup Krasniqi nuk përjashtoi mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në qoftë se partitë kryesore politike nuk do të arrijnë të merren vesh midis tyre për kandidaturën e presidentit të ri, njoftojnë mjetet kosovare të informimit masiv. Zëdhënësi i parlametit të Kosovës Jakup Krasniqi ia hyri punës për zbatimin e funksioneve të kryetarit të shtetit pas asaj, kur më 28 mars, Gjykata Kushtetuese e njohu si të paligjshme zgjedhjen e Behxhet Pacollit president në mbledhjen e parlamentit të 22 marsit. Krasniqi deklaroi të hënën në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv RTK mbi gatishmërinë “për të kërkuar rrugëdalje nga situata e krijuar me anë të dialogut me të gjitha partitë parlamentare”. “Unë do të ndërmarrë të gjitha përpjekjet me qëllim që të arrihet konsensusi në lidhje me çështjen që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit me rrugë negociatash”, - tha Krasniqi, pa përjashtuar njëkohësisht edhe mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nëse nuk do të arrihet dot në marrëveshje. Politikani vuri në dukje domosdoshmërinë e ndryshimit të kushtetutës, me qëllim që presidenti të mund të zgjidhet si rrjedhojë me votim mbarëpopullor.