Zëri i Rusisë Përfaqësuesit e korporatës shtetërore ruse “Rosatom” po diskutojnë me kolegët nga Japonia çështjen për dërgimin në këtë vend të impiantit “Lladish”, që destinohet për përpunimin e mbetjeve të lëngshme radioaktive të elektrostacionit atomik “Fukushima-1”, njoftoi përfaqësuesi special i Rosatomit Sergei Novikov. Në vitin 1993 Japonia financoi ndërtimin e këtij kompleksi notues për utilizimin e nëndetësve atomike. Që nga ajo kohë “Llandish” ka punuar në uzinën “Zvezda” në Lindjen e Largët. Rosatomi po përgatitet për çuarjen në Japoni të 400 matësve individualë të dozës së rrezatimit radioaktiv, 5000 maska mbrojtëse dhe pajisje të tjera.