Zëri i Rusisë Ngjarjet në Afganistan mund të kenë pasoja, që mund të dalin jashtë kufijve të vendit, parashikon gazeta “Kommersant”. Botimi e krahason situatën e krijuar me “skandalin e karikaturës”, kur në vitin 2006 publikimi i karikaturave të profetit Muhamed në gazetën daneze shkaktoi demonstrata të shumta në të gjitha vendet islamike, që zgjatën për disa muaj. Shkak i zemërimit të afganëve u bë incidenti i marsit në Florida, kur një prift protestant dogji Kuranin. Trazirat kanë përfshirë Kandagarin, Xhelalabadin dhe Kabulin. Si rezultat i trazirave në Afganistan gjetën vdekjen më shumë se 100 veta, më shumë se 20 janë plagosur.

Të shtunën policia azerbajxhanase parandaloi përpjekjen e një sërë partive opozitare për organizimin e një mitingu të pasanksionuar në qendër të kryeqytetit Baku, njofton botimi “Nezavisimaja gazeta”. Kërkesë kryesore e pjesëmarrësve të këtij manifestimi ishte dorëheqja e Presidentit të Republikës Ilham Aliev. Ky aksion përfundoi me përplasje masive midis opozitarëve dhe policisë. Si rezultat 13 bashkëpunëtorë të policisë morën plagë të shkallëve të ndryshme. 5 veta, të dyshuar për organizimin e aksionit, janë arrestuar nga policia. Ndaj 70 vetave të tjerë janë ndërmarrë masa kërkimi. Siç vënë në dukje ekspertët, popullsia nuk e mbështet opozitën dhe nuk i miraton thirrjet e saj për të realizuar “revolucionin arab në Azerbajxhan”.

Në Cote d’Ivoire vazhdon konfrontimi midis ithtarëve të Presidentit të ri të zgjedhur Alssane Ouattara dhe atij që humbi Laurent Gdagbo, në botë po fillon kriza çokolltë. Për këtë paralajmëron botimi “Rossiskaja gazeta”. Puna qëndron në atë, se një nga vendimet e para të Presidentit të ri Ouattara ishte ndalimi i eksportit të kakaos dhe kafes. Cote d’Ivoire konsiderohet si prodhuesi më i madh në botë i kakaos. Nuk dihet, se kur do të hiqet ky ndalim. Drejtuesit e ri të vendit janë shumë   të shqetësuar për problemet e brendshme, dhe çmimet botërore për kakaon nuk i shqetëson ata aspak. Analistët e tregut tashmë po bëjnë parashikimet e zhvillimit të skenarit më të keq. Që nga fillimi i trazirave në Cote d’Ivoire çmimet e kakaos kanë shënuar rritje maksimale për 30 vjetët e fundit.