0Disa mijëra veta dolën në rrugët e kryeqytetit të Jemenit - Sana’a - për të marrë pjesë në demonstratën antiqeveritare, njofton Kanali televiziv “Al Jazeera”. Demonstratat në Jemen filluan pas asaj, kur Presidenti i vendit Ali Abdullah Saleh deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen deri në fund të vitit, meqenëse negociatat e tij me opozitën dështuan. Kundërshtarët e presidentit të Jemenit tashmë që prej disa javësh po zhvillojnë aksione proteste në kryeqytet dhe disa qytete të mëdha të vendit.