Zëri i Rusisë Kryengritësit libanë i prorozojnë Muammar Gaddafit armëpushim, deklaroi Kreu i Këshillit Kombëtar të përkohshëm i kryengritësve Mustafa Abdel Jalil. Ai kërkoi të ndërpritet sulmi i trupave qeveritare mbi qytetet që janë nën kontroll të opozitës dhe të garantohen në vend zgjedhje demokratike. Në rast të ndërprerjes së luftimeve nga qytetet libane duhet të largohen ushtarakët e huaj, u shpreh ai. Si përfundim lideri i kryengritësve theksoi, se opozita nuk do të refuzojë kërkesën e Muammar Gaddafit për tu larguar nga vendi së bashku me familjen e tij.