Zëri i Rusisë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së planifikohet të shpallë 12 prillin ditë ndërkombëtare të fluturimit të njeriut në kozmos. Miratimi i rezolutës përkatëse pritet të bëhet më 7 prill me iniciativë të Rusisë në mbledhjen e posaçme plenare të sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme. Përafërsisht këtë iniciativë e mbështetën tashmë 30 vende. Në kuadrin e kremtimit të 50 vjetorit të fluturimit të Juri Gagarinit në kozmos në selinë e OKB-së në New York do të organizohet një ceremoni solemne.