Zëri i Rusisë Fati i më tepër se 16 mijë japonezëve mbetet i panjohur pas tërmetit shkatërrimtar dhe cunamit që tronditën Japoninë më 11 mars. Të dhëna të tilla publikoi policia japoneze. Për kërkimin e njerëzve të humbur pa lënë gjurmë aktualisht po shfrytëzohen pajisjet më moderne. Ndër të tjera edhe aparaturat e përpunuara dhe të prodhuara në Rusi. Në qoftë se juve u ndodhët të bllokuar nën rrënojat e godinave që u shembën mbi kokat tuaja duhet të merrni frymë thellë. Një këshillë të tillë mund të japë shkencëtari rus Gairat Ikramov. Disa vite më parë ai shpiku radarin, i cili në distancë 70 metra mund të përcaktojë shpeshtësinë e rrahjes së pulsit të njeriut. Por kjo ndodh në zonën direkte të shikimit. Nën rrënoja rrezja e veprimit të radarit reduktohet, por vazhdon të mbetet efektive megjithatë deri në 5-6 metra: “- Aparatura, pas përpunimit, pasqyron në ekranin e kompjuterit informacionin mbi prezencën apo mungesën e objektit. Nëse lëviz ai apo jo, apo të paktën merr frymë ose jo. Dhe në qoftë se njeriu merr frymë, domethënë atij i lëviz kafazi i kraharorit një centimetër apo bile dhe më pak, ne e paraqesim sinjalin e frymëmarrjes në ekranin e kompjuterit, shpeshtësinë, amplitudat e saj e kështu me radhë...”, - tregon Gairat Ikramov. Të parët që shfaqën interesim të gjallë ndaj risisë në fjalë ishin japonezët. Prodhimi i kësaj aparature u aplikua jo jashtë shtetit, por në Rusi, në qytetin Nizhnij Novgorod. Aktualisht ky radar shfrytëzohet në Amerikën e Veriut dhe Amerikën Jugore, në Azinë Juglindore, në disa vende të Evropës. Sipas fjalëve të Gairat Ikramovit, kjo aparaturë ka shpëtuar mëse një herë jetët e njerëzve. “- Viti 2004, qyteti Niigata, Japoni. Atje u gjet një djalë të cilin e mbuloi së bashku me makinën dheu nga shembja e provokuar prej tërmetit. Ai mbeti nën shtresën e dheut që e mbuloi rreth 96 orë dhe u arrit të gjendet me anë të aparaturës së radiovalëve. Provinca Sichuan, Kinë, viti 2008, ku u vu në përdorim radari ynë së bashku me shpëtuesit japonezë. Si rezultat u gjetën disa veta. Christchurch, Zelanda e Re, viti 2011. Atje u shemb godina në të cilën ndodheshin më tepër se 30 japonezë”, - vazhdon tregimin e vet Gairat Ikramov. Radari me radiovalë i shpëtuesit ndihmon për kërkimin e njerëzve të ndodhur nën rrënoja si rezultat i fatkeqësive natyrore, teknogjene si dhe rrit propabilitetin e shpëtimit të tyre nën gërmadhat e godinave, në galeritë e shembura të minierave, nën orteqet e dëborës. Pajisja në fjalë është shumë praktike në përdorim, falë peshës së lehtë të saj dhe përdorimit të kollajshëm. Për këtë shpikje shkencëtari Gairat Ikramov u nderua me çmimin e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë.