Shkarko audiofailin

Në dëgjimet në Kongresin e SHBA Kryekomandanti Suprem i forcave të NATO-s në Europë, admirali amerikan James Stavridis deklaroi se Aleanca po shqyrton çështjen e vendosjes në Libi të kontingjenteve multinacionale që veprojnë nën drejtimin e NATO-s. Mbi këtë fakt përsiat në komentin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Kështu pra, tani duket në mënyrë fare evidente se opozitarët nuk i vlerësojnë më si faktor, mjet vendimtar për rrëzimin e Gaddafit nga pushteti. Për këtë ekzistojnë 2 shkaqe kryesore. I pari konsiston në dobësinë dhe ndarjen, izolimin nga njëri-tjetri të nënreparteve të armatosura opozitare. Shkakun e dytë e përcaktoi vetë Admiral Stavridis, kur i njoftoi senatorët se në radhët e kryengritësve në Libi u dukën terroristët e grupimit “Al- Kaeda” si dhe militantët e Lëvizjes proiraniane “Hezbollah”. Dislokimi mbi bazë afatgjatë i kontingjenteve multinacionale, të cilat veprojnë nën drejtimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, do ti lejojë Brukselit të anashkalojë të vetmin kufizim të vendosur përkatësisht operacionit ushtarak në Libi nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në rezolutën № 1973 flitet mbi mundësinë e vënies në përdorim kundër regjimit të Gaddafit të të gjitha masave të domosdoshme, me përjashtim të “okupacionit”. Kalimi nga operacioni ajror tek forma e misionit multinacional parakupton, siç tregon fare qartë shembulli i Kosovës, pikërisht zhvillimin e operacionit tokësor vetëm se nën parrulla paqebërëse. Ja se ç’tha në lidhje me këtë për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” eksperti rus i Institutit të Sllavistikës Aleksandër Karasjov: “- Në parim, vetë diskutimi i problemit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së destinohet të gjejë një rrugëzgjidhje të tillë, e cila të mund të kënaqte edhe komunitetin ndërkombëtar, edhe të gjitha palët e interesuara. Por praktika e këtyre kohëve të fundit dëshmon qartë se fuqitë perëndimore mësuan të anashkalojnë kufizimet formale, që vendosen ndaj tyre nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Intervencioni, gjoja, “humanitar” ushtarako-ajror i NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999 përfundoi me dislokimin në Kosovë të disa dhjetra mijëra ushtarakëve natovianë dhe vendosjen në këtë vend të një prej bazave më të mëdha amerikane “Camp Bondsteel”. Një skenar të tillë SHBA dhe NATO janë të afta ta përsërisin në Libi”, - tha Aleksandër Karasjov. Mbi qëllimin kryesor të veprimeve të SHBA në Libi deklaroi vetë Presidenti Barack Obama. Duke marrë fjalën në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Nju Jork ai premtoi: “Unë nuk do të ngurroj, nuk do të lëkundem kurrë as edhe për një moment para asaj se si ta vë në përdorim urgjentisht, vendosmërisht dhe në mënyrë të njëanshme forcën tonë ushtarake, po të lindë nevoja për të mbrojtur popullin tonë, atdheun tonë, aleatët tanë dhe interesat tona jetike”. Eksperti i Qendrës amerikane të hulumtimeve strategjike dhe ndërkombëtare Stephen Flanagan në lidhje me deklaratën e sipërpërmendur kujtoi fjalën e Presidentit të SHBA Bill Clinton, mbajtur prej tij nën gjurmët e nxehta të krizës kosovare, në të cilën shpjegoi shkaqet e operacionit ushtarak të NATO-s në Jugosllavi. Sipas fjalëve të Stephen Flanagan, të dy presidentët theksuan domosdoshmërinë e mbrojtjes së “interesave me rëndësi jetike dhe vlerave të tjera amerikane që ndodhen nën rrezik kërcënues”...