0Përfaqësuesit e vendeve të “G-20” u mblodhën në forumin e tyre në qytetin kinez Nanjing me qëllim që të diskutojnë reformimin e sistemit botëror valutoro-financiar. Forumi u hap me fjalimin e Presidentit të Francës, vendit aktualisht kryesues në “G-20”, Nicolas Sarkozy. Një nga aspektet më të rëndësishme të reformës Parisi quan forcimin e koordinimit të vendeve të këtij bashkimi të përcaktimit të kurseve valutore dhe krijimin e rezervave valutore. Një shtrim i tillë i çështjes nuk mund të mos e alarmojë Kinën, e cila refuzon të rregullojë kursin e yuan-it. SHBA dhe aleatët e tyre vërejnë në këtë shkakun kryesor të pabarazive tregtare dhe ekonomike.