0Presidenti i SHBA Barack Obama nënshkroi dekretin sekret, i cili parashikon dhënien e ndihmës suplementare opozitës libiane me qëllim të rrëzimit të Muammar Gaddafit nga pushteti. Për këtë Agjencisë Reuters i njoftoi njëri nga nëpunësit e Shtëpisë së Bardhë. Sipas fjalëve të zyrtarit, dokumenti, i njohur nën emrin “orientimi presidencial”, u nënshkrua rreth 2-3 javë më parë. Një dekret i tillë i Kryetarit të shtetit luan rol kyç për fillimin e operacioneve speciale të CIA-s amerikane. Në veçanti, fjalë mund të bëhet për furnizimin me armatime të trupave opozitare. Në Shtëpinë e Bardhë dhe në CIA tani për tani nuk bëjnë kurrfarë komentesh në lidhje me këtë.