0Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad konfirmoi kursin e udhëheqjes siriane për zhvillimin e reformave të shumëpritura në vend. Sipas mendimit të Assadit, ndryshimet që po ndodhin në rajon kanë karakter krejtësisht të natyrshëm. Shteti kishte ndërmend që në vitin 2000 të zhvillonte reformat, por nuk i mbajti premtimet e veta. Lideri sirian miratoi plotësisht planin e shpallur më 25 mars të aktiviteteve që kanë të bëjnë me futjen e sistemit shumë partiak në vend, përpunimin e ligjit të ri mbi mjetet e informimit masiv dhe luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e reformës gjyqësore.