0Legjenda e kinematografisë sovjetike, Artistja e Popullit e Bashkimit Sovjetik

0Ludmilla Gurçenko

0, ndërroi sot jetë në moshën 76 vjeçare në Moskë, njoftoi Agjencia RIA Lajmet. Ludmilla Markovna Gurçenko lindi më 12 nëntor të vitit 1935 në Harkov të Ukrainës. Ajo ka luajtur në më tepër se 80 filma artistikë. Është dekoruar me urdhërin “Për merita përpara Atdheut” të shkallës së IV në vitin 2000, me atë të shkallës së III në vitin 2005 si dhe me simbolin e Nderit “Njohja publike” në vitin 1998. Ajo ishte gjithashtu laureate e shumë çmimeve prestigjioze kinematografike.