Zëri i Rusisë Rusia shqetësohet për zhvillimin e situatës në Libi dhe u bën thirrje të gjitha palëve të konfliktit në këtë vend për dialog, deklaroi në konferencën e vet për shtyp në Moskë Kreu i MPJ i Rusisë. Ai theksoi, se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë masa, që të mos lejohen viktima në radhët e popullsisë paqësore në Libi. Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 17 mars miratoi rezolutën për mbylljen e hapësirës ajrore mbi Xhamahiriei. Rusia gjatë votimit abstenoi. Operacioni ushtarak në Libi filloi më 19 mars. Në goditjet ajrore dhe garantimin e zonës së ndalim fluturimit marrin pjesë focat e armatosura të SHBA-s, Britanisë së Madhe, Francës dhe shteteve të tjera. Monitorimi i operacionit të koalicionit kalon tek NATO.