Zëri i Rusisë Në Ingusheti u likuiduan dy guerrilas, që kishin me vete pajisje për minimin e bombave. Kjo gjë lejon të mendohet, se neutralizimi i guerrilasve bëri të mundur parandalimin e përgatitjes së sulmit terrorist, njoftoi përfaqësuesi i Komitetit Kombëtar Antiterrorist Nikollai Sincov. Përveç kësaj, janë arrestuar dy pjesëmarrës të sulmit terrorist më 24 janar në aeroportin moskovit “Domodedovo”, të cilët pritën terroristin kamikaze në Moskë dhe e shoqëruan atë për në aeroport.