Zëri i Rusisë Kreu i bandës së Kaukazit të Veriut Doku Umarov, për eliminimin e të cilit njoftuan disa mjete të informimit masiv, tani për tani nuk është evidentuar midis guerrilasve të eliminuar. Për këtë deklaroi Presidenti i Republikës Junus-Bek Evkurov. Ai konfirmoi domosdoshmërinë e ekspertizës gjenetike të të vrarëve për përcaktimin e saktë, në qoftë se midis tyre është Umarov. Të hënën gjatë një operacioni special të ndërmarrë në Ingusheti u likuiduan 17 guerrilas.