Zëri i Rusisë Perëndimi i bën thirrje Gaddafit të largohet me të mirë. Në vigjilje në konferencën në Londër Hillary Clinton deklaroi, se bombardimet në Libi do të vazhdojnë, por Gaddafi ka ende shans të dorëzohet dhe të largohet në një nga vendet e Afrikës. Përveç kësaj, Sekretarja amerikane e shtetit u shpreh, se Uashingtoni mund të gjejë një të çarë në rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit në OKB mbi Libinë dhe të fillojë të armatosë opozitën libane. Libia ka të ardhme, se cila është ajo, askush nuk e di të saktë, por Gaddafi nuk ka vend në të. Por si të detyrohet ai të heqë dorë nga pushteti, kjo është pengesë e madhe. Italia, për shembull, propozon ti ofrohet Gaddafit shansi për tu larguar me të mirë dhe të fshihet në ndonjë vend afrikan. Një variant të tillë nuk e përjashtoi as Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton. Homologu i saj britanik William Heig, në të kundërt, mendon, se Gaddafi duhet të përgjigjet për të gjitha krimet e bëra përpara gjykatës ndërkombëtare. Atë mund ta kapin vet libanët. Por sa mund të bëjë Perëndimi, duke ndihmuar kryengritësit? Vet opozitarët kërkuan të furnizohen me armë. Hillary Clinton mendon, se në tekstin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Libinë ekzistojnë të çara, me ndihmë të të cilave mund të justifikohen furnizimet e armëve kryengritësve. Për gazetarët kjo gjë tingëlloi, si njëfarë sensacioni. Pasi Perëndimi deri më sot nuk i njeh nga pamja opzitarët, ai sapo ka filluar të njihet me ta. Kurse informacioni që vjen nga Libia, konstaton, se në radhët e opozitarëve ka dhe trupa të “Al-Kaedas”. Në konferencën e vet për shtyp Kreu britanik i MPJ ndaj pyetjes së drejtpërdrejtë të gazetarëve: “A është e vërtetë vallë se ju vendosët të ndihmoni armatosjen e “Al-Kaedas”?”- thjesht heshti. Ekspertët e pyetur nga gazetat britanike për rezultatet e konferencës së Londrës mbajtën një qëndrim krejt skeptik. Sipas fjalëve të tyre, askush nuk iu përgjigj pyetjes, se çfarë do të bëjë Perëndimi, në qoftë se Gaddafi nuk do të largohet. Sipas mendimit të ekspertit rus Vladimir Evseev, koalicioni është vetëm një hap larg qorrsokakut: “Garancia e vetme e ndërrimit të regjimit të Gaddafit aktualisht është futja e trupave tokësorë. Por  kjo gjë, mesa duket, mund të sjellë në përsëritjen, qoftë dhe në përmasa të kufizuara, të skenarit irakian. Tashmë aktualisht SHBA-s kanë shpenzuar për këtë luftë një gjysëm miliardë dollarë, dhe çfarëdo që të deklarojnë ata, pesha më e madhe, mesa duket, do të rëndojë mbi ta. Kjo gjë cënon shumë reputacionin e Barak Obamës dhe rejtingun e tij brenda SHBA-s", u shpreh eksperti rus. Një nga zgjidhjet e pakta konkrete, të miratuara në Londër, u bë krijimi i Grupit të Kontaktit mbi Libinë. Përbërja e pjesëmarrësve të tij do të jetë analogjik me atë, se kush u paraqit në konferencën në Londër. Për mbledhjen e parë Grupi do të mblidhet në Katar.