Zëri i Rusisë Gala koncerti kushtuar 80 vjetorit të Presidentit të parë të Bashkimit Sovjetik Mihaill Gorbaçovit, do të organizohet në Sallën Mbretërore Albert të Londrës. Në të janë ftuar Mbretëresha Elizabeth e II-të, Bill Clinton, Arnold Achwarzenegger, Catherine Deneuve dhe të tjerë. E gjithë shuma nga shitja e biletave do të shkojë për kurimin e fëmijëve me kancer. Në Londër gjithashtu do të zhvillohet dhe ceremonia e parë e dekorimit të Gorbaçovit me Çmimin ndërkombëtar “Personi, që ndryshoi botën”.